Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptarët vuajnë me ONE Albania, Bashkia Tiranë e "shpërblen" me 400 milionë lekë

Shkruar nga Newsbomb

Si të mos mjaftonte numri i limituar i autobusëve, në Tiranë është shndërruar në gangrenë të përditshme edhe trafiku. Shumë qytetarëve u duhet të presin me orë të tëra apo të dalin nga shtëpitë “pa gdhirë” për të arritur orarin e tyre të punës. E megjithatë duket se në Bashkinë e Tiranës punët shkojnë “vaj” dhe tashmë do të ketë një sistem online për monitorimin e trafikut urban.

Tenderi me Autoritet Kontraktor Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj, do të kushtojë më shumë se 400 milionë lekë për ofrimin e shërbimit online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë Tiranë, raporton Newsbomb.al.

Kompania “One Albania SHA” është futur në garë me kompaninë “Vodafone Albania SHA”, por kjo e fundit është skualifikuar për mangësi në plotësimin e dokumentacionit. Kësisoj, fitues në këtë tender është shpallur kompania “One Albania SHA” me ofertën prej 40,383,527,00 pa TVSH.

Afati kohor i dhënies së shërbimit për Bashkinë e Tiranës do të jetë për një periudhë 2-vjeçare, saktësisht 731 ditë duke filluar nga data e aktivizimit të shërbimit. Faturimi do të nisë në momentin që shërbimi do të jetë aktiv për secilën vendndodhje, brenda afatit 30-ditor.

Të dhënat e Tenderit nga Open Data për Bashkinë Tiranë Të dhënat e Tenderit nga Open Data për Bashkinë Tiranë

Kjo nuk është hera e parë për këtë kompani që shpallet fituese tenderash në Bashkinë e Tiranës, teksa ka katër kontrata të lidhura me objekte të ndryshme.

Kontratat e One Albania me Bashkinë Tiranë sipas Open Data Kontratat e One Albania me Bashkinë Tiranë sipas Open Data

Megjithatë ajo që vlen të përmendet është që “One Albania” është shndërruar në makthin e përditshëm të shqiptarëve për shkak të shërbimit celular dhe internet që ofron. Mijëra ankesa çdo ditë që nuk gjejnë zgjidhje në zyrat e kësaj kompanie, qytetarë të cilët denoncojnë në media problemet e vazhdueshme dhe me sa duket përfundimi është i tillë: Bashkia Tiranë i “shpërblen” me tenderin për ofrimin e shërbimit online për monitorimin e trafikut urban.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese