Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiptarët u bënë bashkë për të, por fatkeqësisht Klodi nuk ia doli

Shkruar nga Newsbomb

Klodiana Ajazi, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas ka mbyllur sytë përgjithmonë mbrëmjen e 16 Shkurtit. Pas javësh betejë me komplikacionet e rënda shëndetësore, vajza e qeshur dhe pozitive që ndihmonte këdo, nuk jeton më.

Shqiptarët u bënë bashkë për të dhe mblodhën në kohë rekord rreth 120.000 euro për kurimin në një spital në Stamboll, ku Klodi po trajtohej pas probleme shëndetësore si pasojë e humbjes së fëmijës në muajin e 7 të shtatzënisë.

Trajtimi i specializuar ishte shumë i kushtueshëm dhe familjarët e Klodiana Ajazit kërkuan ndihmë nga të gjithë ata që kishin mundësi, për të kontribuar për përballimin e shpenzimeve mjekësore, të cilat mund të shpëtonin jetën e saj.

Ne foto: Klodiana Ajazi Ne foto: Klodiana Ajazi

Fatkeqësisht, mbrëmjen e djeshme Dhoma Ekonomike e Gruas ka njoftuar ndarjen e saj nga jeta, duke lënë zemërthyer, miqtë, familjen, bashkëshortin dhe të gjitha ata që e njihnin. Neësbomb.al i bashkohet dhimbjes së familjes Ajazi dhe shpreh ngushëllimet për ikjen e saj të padrejtë dhe të parakohshme nga jeta.

LEXO EDHE: Në gjendje kritike për jetën pasi humbi fëmijën, Klodiana Ajazi ka nevojë për ndihmë

“Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj engjëll në muajin e 7 të të shtatzënisë.

Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore”, shkruan Dhoma Ekonomike e Gruas.

Ne foto: Klodiana Ajazi Ne foto: Klodiana Ajazi

Më shumë se 2.000 shqiptarë, qytetarë të thjeshtë, miq të Klodit, kolegë dhe sipërmarrës të suksesshëm, ju bashkuan thirrjes së familjes për të mbledhur në kohë rekord paratë që duheshin. Për rreth një javë, u mblodhën plot 120.000 euro dhe më poshtë janë disa nga dhuruesit më të mëdhenj, mes më shumë se dy mijë shqiptarëve.

Fondacioni Mane është kontributori kryesor me 5.000 euro, më pas Arbër Hajdari me fondacionin e tij me 2.000 euro, dhe pas tyre Juliana Shiroka, Ardian Duti, Altina Banaj, Alma Dervishi, Edlira Muedini, Endrit Alikaj, Marcela Peza, kunati i Klodit, Eno Nana, respektivisht me nga 1.000 euro dhe shumë të tjerë.

[gallery link="none" columns="1" size="full" ids="787969,787970,787971,787972"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed