Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shikoni sa është përmirësuar Klevisi, shqiptarët u bënë bashkë dhe mblodhën 600.000 euro për operacionin e tij

Shkruar nga Newsbomb

Të gjithë e mbajnë mend rastin e Klevis Gjelucit. Djali 20 vjeçar nga Shkodra që pësoi një aksident të rëndë me makinë dy vite më parë dhe për të cilin shqiptarët anë e mbanë botës u bënë bashkë dhe ia dolën të mblidhnin për 9 ditë plot 600.000 euro.

Familja nuk mund ta përballonte kurrsesi këtë operacion dhe kërkoi ndihmën e shqiptarëve. Ata ju përgjigjen pozitivisht thirrjes, por edhe Klevisi e bëri të tijën, shkruan newsbomb.al.

Shikoni pamjet që ai ndan sot në rrjetet sociale dhe tregon se sa shumë është përmirësuar. Vazhdon të ndjekë ende këshillat dhe trajtimet mjekëve, por sot është në këmbë dhe dalëngadalë po i rikthehet jetës që ndërpreu në vitin 2022. Video nga Tik Toku i Klevisit: 

@klevogjeluciJeta esht sfid , por me Zotin nkrah kalohen pak nga pak♬ original sound - Albania lyrics

"Kuptimi i vërtetë i gjithçkaje, është se Zoti nuk na lë vetëm kurrë. Falemnders të gjithë shqiptarëve që keni ken me mu e familjen teme. Klevis Gjeluci ju don fort", shkruan Klevisi në postimet e tij, duke falenderuar së pari Zotin që i dha një mundësi të dytë, dhe shqiptarët që ju gjendën pranë për t'i dhënë jetë kësaj mundësie.

Klevis Gjeluci ra në koma më datë 27 shtator 2022, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor ndodhur në qytetin e Shkodrës. Familja e çoi në dy prej spitaleve më të mira në Shqipëri, por operacioni i ndërlikuar nuk mund të bëhej dhe 20 vjeçari në atë kohë duhet të dërgohej jashtë vendit.

Lexo edhe: Shqiptarët ia dalin për Klevis Gjelucin, mblidhen në kohë rekord 600.000 euro për 20 vjeçarin

[caption id="attachment_636363" align="alignnone" width="1532"]Foto arkive e Klevis Gjelucit Foto arkive e Klevis Gjelucit[/caption]

Falë kontributit të mijëra shqiptarëve anë e mbanë botës, paratë u mblodhën dhe më 20 Tetor 2022, Klevisi u dërgua në Itali ku nisi kurimin në një prej spitaleve më të mira në Europë e botë për raste të ngjashme. Ai e fitoi betejën kryesore dhe tashmë ka dhe disa hapa të fundit.

Newsbomb.al, si një ndër mediat që i bëri jehonë apelit të familjes dhe miqve të tij, duke e çuar zërin e tyre te çdo shqiptar që mundi të kontribuojë dhe sensibilizohet me rastin, i uron Klevisit shërim sa më të shpejt dhe të rikthehet sa më parë shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të zemrës.

Lexo edhe: Në koma prej dy javësh, kërkohet ndihmë për 20 vjeçarin nga Shkodra: Operacioni në tru mund të bëhet vetëm jashtë shtetit

[caption id="attachment_788631" align="alignnone" width="831"]Parate e mbledhura nga shqiptaret per Klevis Gjelucin Parate e mbledhura nga shqiptaret per Klevis Gjelucin[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese