Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Shqiptarët të parët në botë për nga kohëzgjatja e gjumit

Shkruar nga Newsbomb

Shqiptarët e duan gjumin, aq shumë sa që renditen të parët në botë për nga kohëzgjatja e gjumit sipas një studimi të revistës “Nature”.

Sipas studimit më të madh të kryer ndonjëherë për kohëzgjatjen e gjumit, rezulton se mesatarja botërore e gjumit është pak më shumë se 7 orë, mesatarja në nivel vendi ndryshon me pothuajse një orë.

Nga 63 kombësitë e hulumtuara, shqiptarët flenë më gjatë nga të gjithë, mesatarisht 7 orë e 32 minuta në natë. Ndërsa japonezët flenë vetëm 6 orë e 38 minuta.

Pra, çfarë e shpjegon ndryshimin? Sipas studiuesve, kjo vjen për shkak të normave kulturore dhe gjerësisë gjeografike.

Në Kili përshembull, njerëzit flenë rreth 7 orë e 55 minuta në veri dhe 8 orë 20 minuta në jug. Me fjalë të tjera: Kilianët më afër ekuatorit flenë më pak se bashkatdhetarët e tyre kudo në vend.

“Sado magjepsëse të jetë kjo, gjeografia është vetëm një element në përzierjen komplekse të faktorëve që parashikojnë se sa kohë do të flini sonte. Pra, nëse numërimi i deleve nuk jep rezultat për ju, së pari përpiquni të punoni më pak, të hani më mirë dhe të stërviteni më shumë. Dhe nëse kjo nuk funksionon, atëherë gjithsesi: Emigroni në Shqipëri”, shkruan artikulli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll