Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
54 %
2.6kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Shqiptarët sërish me shpresa, rritet numri i azikërkuesve drejt Gjermanisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7ab8ebd72caf51d58e37bee134b89297

Ndonëse i kthyen një vit më parë kur ishte fluksi më i madh i azilkërkuesve shqiptarë drejt Gjermanisë, sërish ata shpresojnë për një jetë më të mirë.

 Sipas raportit të EUROSTAT numri i azilkërkuesve shqiptarë në në Gjermani është rritur ndjeshëm gjatë shtatorit.

Nga të dhënat zyrtare të BE-së rezulton se gjatë shtatorit 2 250 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, që është numri më i lartë për këtë vit.

Në janar ky numër ishte 1 200, ndërsa në mars vetëm 825 shqiptarë u regjistruan si azilkërkues.

Por, numri i tyre nisi të rritej sërish gjatë muajve të fundit dhe pikërisht,  në 1 390 azilkërkues në korrik, 1 635 në gusht dhe 2 250 në shtator.

Në total nga janari në shtator, 11 895 shqiptarë kanë aplikuar për statusin e azilantit.

Megjithatë ky është një numër tepër i ulët po ta krahasojmë me vitin 2015 ku mbi 44 mijë veta kërkuan azil.

Më shumë

spot_img
spot_img