Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Shqiptarët që do ndjekin Kombëtaren në Francë, duhet të vaksinohen”

Shkruar nga Newsbomb

Të gjithë personat që do udhëtojnë drejt Francës për të ndjekur nga afër Kombëtaren në Kampionatin Europian dhe që kanë lindur në vitet '80-90, do të duhet të vaksinohen me vaksinën e Fruthit. Specialistja e ISHP-së Silva Bino sqaron se të lindurit në këtë periudhë edhe pse janë vaksinuar me vaksinën e Fruthit, kjo e fundit nuk ka pasur efekt mbi ta pasi nuk është respektuar zinxhiri i ftohjes, pra nuk është zbatuar protokolli i ruajtjes së vaksinës që njihet edhe si zinxhiri i ftohjes.

Këtë deklaratë ekspertja e bëri në një trajnim me gazetarët e Shëndetësisë.

Arsyeja pse kjo gjë bëhet e ditur pikërisht dekada më vonë, është zbulimi i një rasti të importuar nga Franca. Sipas eksperte,s një shqiptar që ka udhëtuar drejt Francës kur është kthyer në Shqipëri ka rezultuar të jetë edhe bartës i Fruthit. Pacienti rezulton të jetë një punonjës i FSHF-së.

Instituti i Shëndetit Publik ka analizuar rastin dhe nuk ka vënë re përhapje të virusit të Fruthit, çka lë të kuptohet se popullata në Shqipëri është e imunizuar në masë të lartë, për shkak të vaksinimit. Gjithsesi, ekspertja i bën apel të lindurve në vitet '80-90 që të vaksinohen për të qenë edhe më të sigurt para se sa të udhëtojnë drejt Francës apo edhe shteteve të tjera si Gjermania, apo edhe Italia ku sëmundja e Fruthit qarkullon.

Ndërkaq, specialistja e ISHP-së Silva Bino i bën thirrje të gjitha nënave të vaksinojnë fëmijët pasi nuk ka asnjë rrezik nga vaksinat. Duke iu referuar një lajmi të fundit se vaksina e Fruth-Rubeolës, ndryshe e njohur si MMS shkakton autizëm, Bino thotë se lajmi është i pavërtetë dhe i falsifikuar qëllimisht nga persona që kanë interesa për të shkaktuar panik në popullatën e globit. Bino thotë se në asnjë rast institucioni FDA në SHBA nuk ka publikuar në facien e tij, lajme që lidhin vaksinën MMS me autizmin. (Balkanweb)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese