Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Shqiptarët protestë homazh në Londër dhe New York: Jepini fund dhunës policore

spot_img

Lajme të ngjashëm

883c3b1a3d31ebeb02e48fd6b69c724e

Protestat homazh pas vdekjes së Klodian Rashës shtrihen edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë.  

Shtetas shqiptarë kanë organizuar tubime para ambienteve të Ambasadës shqiptare në Londër, ku kërkohet drejtësi për Klodian Rashën, i mbetur i vrarë mëngjesit e 8 dhjetorit pasi u qëlluan me armë nga një efektiv policie.

Një numër të rinjsh janë grumbulluar në mënyrë paqësorë, ndërsa në duar mbajnë disa pankarta. Sloganet e tyre janë “Jepini fund dhunës policore”, apo edhe “Unë jam Klodiani”.

Në shkallët e ambasadës janë ndezur edhe qirinj në kujtim të 25-vjeçarit.

Një organizim i njëjtë është bërë edhe përpara konsullatës tonë në New York.  

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit, Edi Rama që të ndalë dhunën dhe organet kompetente të bëjnë punën e tyre dhe të vendosin drejtësi për vrasjen e Klodianit.

Më shumë

spot_img