Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Shqiptarët protesta para selisë së OKB në New York

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët protesta para selisë së OKB në New York

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Veriun e Kosovës, ku mbeti i vrarë nga terroristët serbë, polici Afrim Bunjaku, ka ngritur shqiptarët anë e mbanë botës. Së fundmi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një grup njerëzish janë mbledhur para së selisë së OKB-së në New York.

Ata po protestojnë kundër politikave të Serbisë ndaj Kosovës. Ndërkohë në pankartat e shpalosura prej tyre shkruhej: “Serbët kanë gjak në duart e tyre”, duke vijuar më tej: “Stop genocidit në Kosovë”.

Pas ndërhyrjes së KFOR-it, duke u vendosur në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, situata duket e qetësuar. Ndërkombëtarët e kanë dënuar ashpër sulmin terrorist në Banjskë, ku ra në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese