Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shqiptarët po punojnë më gjatë, por rrezikojnë pensione më të ulëta (ARSYET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga viti 2015 kur nisi zbatimi i reformës së pensioneve, mosha mesatare e daljes në pension arriti në 63.3 vite, me një rritje mesatare 7 muaj në harkun e pesë viteve.

Por nga ana tjetër, që nga aplikimi i reformës, periudha mesatare kontributive për pensionet e reja të pleqërisë ka pësuar rënie të ndjeshme. P.sh., në vitin 2015, pensionistët që dolën atë vit në pension kishin derdhur kontribute afërisht për 32.3 vite pune, ndërsa ata që kanë dalë në pension në vitin 2020 kanë paguar kontribute për 29.4 vite pune, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në harkun e pesë viteve, mosha mesatare kontributive për pensionet e reja ka rënë afërisht me 3 vite.

Për të përfituar pension të plotë pleqërie sipas Ligjit të Sigurimeve duhen jo më pak se 35 vite sigurimi, për personat të cilëve e drejta për pension u ka lindur deri më 31 Dhjetor 2014. Ky pension nuk mund të jetë më pak se 13,753 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i pensionit minimal ose 27,506 lekë.

Ndërkohë, për pensionet e caktuara me datë fillimi nga 1 janari 2015 e në vazhdim, e ardhura minimale (që nënkupton një periudhë sigurimi jo më pak se 15 vite, sipas formulës së re të përllogaritjes së pensioneve), nuk mund të jetë më e vogël se masa e pensionit social, e cila aktualisht është 7465 lekë në muaj, ndërsa e ardhura maksimale varet nga paga dhe zgjatja e periudhës së sigurimit dhe si pasojë nuk ka kufizim në lartësinë e tyre.

Siç shihet nga të dhënat, mosha e mesatare e kontributeve në vendin tonë ishte 5 vite e 6 muaj më e vogël se kriteri ligjor për të përfituar pension të plotë.

Mosha e daljes në pension po ecën në raport të zhdrejtë me periudhën kontributive. Në një pamje të përgjithshme shqiptarët punojnë më gjatë dhe përfitojnë pagesë më të ulët sepse nuk i kanë paguar rregullisht sigurimet.

Ekspertë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pohuan se ulja e periudhës kontributeve po vjen për shkak se është rritur numri i personave jashtë vendit që përfitojnë pension të pjesshëm. ISSH ofron shërbim me pensione për popullsinë e regjistrit civil prej më shumë se 4 milionë personash.

Si rrjedhojë e uljes së moshës kontributive, pensionet e reja po dalin me vlerë më të ulët se ato të një viti paraardhës. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2020, pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë, duke shënuar rënie me 3.2% në raport me vitin 2019.

Reforma për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015 pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2025 dhe rritjen graduale e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Pas 15 vitesh, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit duke arritur në 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056. /Monitor

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img