Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

“Shqiptarët po përgatisin sulme terroriste ndaj ambasadave tona”. Deklarata provokuese e Ivica Daçiç merr përgjigje vetëm nga Kosova

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

02a4d59a4936d314aeea977e8d31b738

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç duke përdorur gjuhë fyese kundër shqiptarëve ka akuzuar se po përgatiten sulme terroriste ndaj ambasadave dhe konsullatave të Serbisë në vendet e Europës dhe SHBA.

Daçiç pretendon se diaspora shqiptare do të sulmojë dhe do të marri peng diplomatët serbë për shkak të çështjes së Ramush Haradinajt. Ai ka deklaruar se informacionet i kanë ardhur nga shërbimet perëndimore të inteligjiencës.

“Jemi paralajmëruar nga shërbimet perëndimore të inteligjencës se diaspora shqiptare është duke përgatitur sulme terroriste ndaj ambasadave dhe konsullatave tona. Janë identifikuar personat që kanë planifikuar këto sulme, vendi ku do të kryhet dhe kur do godasin. Kjo nuk është një histori bosh”, citohet të ketë thënë Daçiç për mediat serbe.

Ministri i Jashtëm ka shkuar edhe më tej ku ka paralajmëruar politikanët shqiptarë që të mos luajnë me zjarrin, ndërsa ka theksuar se Haradinaj do të ekstradohet në Beograd.

Ndaj këtyre akuzave të rënda deri më tani ka reaguar vetëm Ministria e Jashtme e Kosovës.

Prishtina i ka konsideruar këto deklarata nxitëse, tendencioze dhe që kanë për qëllim ta mbajnë në tension rajonin. MPJ vlerëson se kjo është gjuhë e viteve ‘90-të dhe e frikës kur Serbia i orekstronte vetë sulmet që ua atribuonte të tjerëve.

“Për Ministrinë e Jashtme të Kosovës deklaratat e Dacic janë të papranueshme dhe si të tilla të paqëndrueshme. Ato janë nxitëse dhe tendencioze, të cilat i kontribuojnë destabilizimit dhe prishjes së procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Në këto rrethana, akte të tilla të dhunës mund të orkestrohen nga vetë shteti serb, në mënyrë që t’i atribuohen pastaj diasporës shqiptare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka bërë ende asnjë deklaratë apo lëvizje pas fjalëve fyese të Daçiç, ndonëse ky i fundit deklaratën e Ditmir Bushatit për Haradinajn e konsideroi provë se Tiranë i mbështet krimet ndaj serbëve./Newsbomb.al

Më shumë

spot_img
spot_img