Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

“Shqiptarët po braktisin vendin”, Berisha me demokratët e Londrës: Rama zëvendësoi rregullat e shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me demokratët e Londrës të cilët jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.

Në fjalën e tij, Berisha tha se Rama zëvendësoi ligjet dhe rregullat e shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz.

Ai ndër të tjera tha se shqiptarët po braktisin vendin  sepse regjimi i sotëm ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë.

“Shqiptarët sot, siç e dini ju, braktisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër dhe nuk e braktisin se u mungon dashuria për Shqipërinë, por e braktisin atë sepse regjimi i sotëm ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë. Edi Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe te vetëm në Europë, ç’ka do të thotë zëvendësimin e ligjeve, rregullave të shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz.

Mund të ju jap këtu me dhjetëra, qindra shembuj. Jeta e përditshme e shqiptarëve është e mbushur plot me rast të tilla. Një javë më parë arrestohej një lehonë me fëmijë 8 ditësh, për një gjobë prej 250 mijë lekësh, për të cilën nuk ishte njoftuar kurrë. Po një javë më parë, ekzekutohet në banak, një zonjë tjetër që mbante fëmijën, duke bërë dy punë, vetëm e vetëm se në përleshjen mes bandave, njëri vrasës ishte liruar nga drejtësia, i kishte ‘shpëtuar’ policisë dhe ndodhej i lirë.

Pra në Shqipëri ligji nuk ekziston për qytetarët, nuk u jep mbrojtje qytetarëve, liritë e të drejtat e shqiptarëve janë më të nëpërkëmbura se kurrë. Kjo është njëra anë. Ana tjetër është se çfarë ndodh me pasuritë e tyre, me financat e tyre me buxhetin e tyre” tha Berisha ndër të tjera.

 

Më shumë