Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

“Shqiptarët nuk kanë shans të vaksinohen para zgjedhjeve”, Kreshnik Spahiu: Ka vetëm një mundësi që kjo të ndodhë…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dd54af09899ca5b8a738312a5cc3bca8

Themeluesi i Aleancës Kuq e ZI Kreshnik Spahiu ka deklaruar se shqiptarët nuk do të kenë mundësi të vaksinohen para zgjedhjeve, edhe pse shumë herë është thënë se vaksina kundër koronavirusit do të vijë në Shqipëri së shpejti.

Ai tha se edhe qytetarët e Gjermanisë, që është shteti që e prodhon vetë vaksinën, do ta marrin vaksinën shumë vonë, ndërsa tregoi edhe rastin e tij, pasi jeton në Gjermani.

Spahiu tregoi se kishte pyetur në një klinikë ku është pacient se kur do të ishte radha e tij, ndërsa përgjigja që kishte marrë ishte se do të vaksinohej në shtator.

Sipas tij, e vetmja mënyrë që shqiptarët të vaksinohen para zgjedhjeve është që Shqipëria të blejë vaksinat e tjera të prodhuara, siç është ajo e Rusisë.

“Qeveria shqiptare luajti me 2 porta. Fillimisht tha nuk duhet maska, pastaj kur pa se rastet po rriten tha se duhet me detyrim vendosja e maskës. Pastaj, Shqipëria ka një numër “X” të vdekurish. Njerëzit nuk janë qen apo mace. Edhe kafshët kanë emra, Çufo, Pipi. Por të hedhësh një akuzë se ka 450 të vdekur dhe të mos nxjerrësh asnjë emër është e patolerueshme. Vaksinën Europiane nuk mund ta bëjnë, para zgjedhjeve. Shqiptarët do e bëjnë vaksinën para zgjedhjeve të 25 prillit vetëm nëse do të marrin vaksinë ruse, kineze. Nëse do të mbërrijë do të ndikojë negativisht. PD e akuzon se ato që do e marrin janë anëtarë të PS-së. Në stadium do të bëhet hataja. Nuk do ketë organizim. Do ketë lek në dorë, mjeku të vjen dhe të thotë ky nuk duhet ta bëj, ky nuk ka lek, ky më dha 500 euro. Nuk do të ketë organizim,” tha Spahiu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img