Doktoresha alergologe-imunologe, Maria Zoto ka treguar se simptomat e alergjisë mund të ngatërrohen dhe me simptomat e Covid-19.
Zoto rrëfen se kanë qenë të shumta ato raste të cilët e kanë telefonuar për ta pyetur nëse është alergji apo jo.
“Ndodh që mund të ngatërrohet me simptomat e Covid-19. Ndodh të më telefonojnë dhe më thonë Doktoreshë a i kam alergji a jo. Por të rralla janë teshtimat dhe më pak rrjedha e hundës, të kruarat, sigurisht që Covid ka dhimbjen e muskujve që nuk e gjen te alergjia. Kolla është te të dyja. Po shqiptarët duhet të paaraqiten te mjeku, të paktën të telefonojnë. Varet edhe nga kontaktet që mund të kenë pasur në punë apo diku tjetër”- tha ajo për ABC News.
Gjithashtu mjekja ka treguar dhe moshat të cilat janë më të prekura nga alergjitë dhe janë kryesisht moshta e reja.
Për të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë, Zoto thotë se duhet të marrin mjekimet e nevojshme dhe për çdo lloj alergjie ka vaksina.
“Është shumë e rëndësishme të përcillet ky mesazh sepse shumë pacientë thonë jam alergjik dhe nuk kam ca i bëj. Sigurisht që ke ca i bën. Ka vaksinë për ta marrë dhe mos të vuash.Jo çdo i sëmurë trajtohet njësoj, duan një farë kohe, hapi i parë është këshillimi. Ki kujdes me hundët, me këtë gjë. Pastaj janë mjekimet e lehtë, kryesisht format lokale si sprajt për hundët dhe qetësojnë simptomat. Më pas nëse nuk ke sukses bën vaksinën e alergjisë”- shton Zoto.