Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Shqiptarët në Zvicër ankohen për skulpturën: Fjala “faleminderit” është e shkruar në 20 gjuhë, por jo në gjuhën tonë

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët në Zvicër ankohen për skulpturën: Fjala
Skulptura ne Bulle

Një skulpturë e vendosur në sheshin e qendrës së qytetit Bulle në Zvicër ka ngjallur debate të shumta nga komuniteti shqiptar që jeton atje.

Kjo skulpturë ka të gdhendur në bazën e saj fjalën “faleminderit” në 20 gjuhë, por jo në gjuhën shqipe dhe ky fakt i ka shqetësuar shqiptarët.

Shqiptarët mbajnë vendin e tretë përsa i përket komunitetit të huaj që banon në Bull, ndërkohë që nga 24 mijë banorë, 14 mijë janë zviceranë dhe 10 mijë janë të huaj.

Prej tyre, 4 268 janë nga Portugalia, 1314 francezë, 778 vijnë nga Kosova, 507 nga Italia dhe 428 nga Spanja.

“Vepra e artit është një dhuratë që qyteti mori nga furnizuesi i ndriçimit festiv dhe dekorimeve. Bashkia e pranoi këtë dhuratë, ndërsa për fjalën “faleminderit” nuk ishim të përfshirë në zgjedhjen e gjuhëve. Nuk donim të ofendonim komunitetin shqipfolës në qytetin tone”, u shpreh zëdhënësi i bashkisë Alain Saansonnens.


ghyujgjh.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll