Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.6kmh
90 %
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

“Shqiptarët në Serbi janë të shtypur”, deputeti shqiptar në Serbi: Vuçiç po shtyp shqiptarët, ka lidhje të forta me Kinën e Rusinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur sot nga Shkodra në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”.

Ai është shprehur se kjo nismë nuk mund të vazhdojë përderisa Kosova është përjashtuar.

Ai e ka konisderuar nismë të gabuar teksa është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç luan me dy standarde, njëra anë bën si paqësor i Ballkanit dhe bashkues, por nga ana tjetër pëërmend termin bota serbe.

“Vuçiç me dy standarde ku nga njëra anë bën si paqësor i Ballkanit dhe bashkues, por nga ana tjeter përmend termin bota serbe duke pëërjashtuar gjithë të tjerët dhe ka lidhje të forta me Kinën e Rusine, si dhe tenton shpopullimin e shqiptareve qe jetojne ne Luginen e Presheves.

Nuk mund të ketë “Open Balkan”, përsa kohë shqiptarët në Serbi janë të shtypur. Nuk mund ta kritikoj këtë procedure, por s’mund të këtë përjashtime. Kam kritika edhe per administraten e Brukselit që po detyron Kosovën dhe Serbinë te firmosin disa marrëveshje që ndoshta nuk janë të duhurat”, ka thënë deputeti Kamberi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img