Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptarët në Preshevë shpallin Asosacionin si serbët në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb

Këshilltarët e tri komunave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc kanë shpallur sot bashkimin e tyre (Asosacionin), njësoj si serbët në Kosovë.

Jonuz Musliu, kreu i Asosacionit Nacional të Shqiptarëve ka thënë tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet. Sipas tij këshilltarët e komunave do të takohen.

“Teknikisht gjithçka është përgatitur për takimin në Preshevë. Do të bihet në një vendim për Asosacionin e Komunave me shumicë shqiptare, në Luginë të Preshevës”, theksoi Musliu.

Por kryeministri serb Aleksandër Vuçiç e ka dënuar këtë vendim, duke e quajtur të papërgjegjshëm.

“Serbia di si të reagojë: me urtësi dhe mençuri. Nëse është e nevojshme edhe të tregojë fuqinë, mos u merakosni, sepse gjithsesi do ta tregojë”, ka thënë Vuçiç.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll