Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

'Shqiptarët në mëshirën e tekave të Covid-19', Eksperti Dasho: Masa pa sens, strategji vaksinimi vetëm në letër

Shkruar nga Newsbomb
'Shqiptarët në mëshirën e tekave të
Erion Dasho

Vaksinimi i popullatës shihet si hapi i shpëtimit nga Covid-19 dhe në vendin tonë kanë nisur të hamendësojnë për kohën e mbërritjes së saj.  

Por, Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho pranon se vendi ynë nuk ka ende një strategji konkrete për mënyrën se si do të bëhet vaksinimi i popullatës dhe se ende nuk është mbyllur faza e vaksinimit të gripit sezonal.

Në një intervistë për "Rtv Ora", Dasho e klasifikoi Shqipërinë si një ndër 3 vendet më të goditura nga virusi famëkeq.

"Këtë pohim unë e bazoj në një përllogaritje të shifrave që shohim, atë atyre që nuk mund të fshihen dot. Fatkeqësia e gjithë kësaj kohe ka qenë se, qeveria, Ministria e Shëndetësisë, Komiteti i Ekspertëve që në muajin maj kur përfundoi karantina e deri tani nuk kanë pothuajse asnjë masë e cila të jetë e orientuar shkencërisht e të ketë rezultate të provuar në gjithë botën se një masë e tillë arrin të parandalojë transmetimin e Covid-it.

"Kemi masa të shkëputura, masa që shpeshherë nuk bëjnë sens dhe masa që e kanë lënë situatën në gjendje të lirë ose siç e kam thënë më parë i kanë lënë shqiptarët në mëshirën e tekave të virusit. Kur dalin këta të qeverisë ose Komitetit, të gjithë flasin për strategji, madje nxjerrin edhe disa letra të shkruara. Këto emrin e kanë strategji, por që nuk u zbatuan asnjëherë.

"E njëjta gjë duket edhe për strategjinë e vaksinimit. Se që të kemi një strategji vaksinimi nuk do të thotë që ti të kesh një letër të shkruar. Vendet që aplikojnë siç duhet masat parandaluese për Covidin dhe tashmë janë duke u përgatitur për vaksinimin, kanë ngritur mjediset ku do të kryet vaksinimi, kanë rekrutuar personel mjekësor shtesë, kanë trajnuar këtë personel sepse ky vaksinim ka specifikat e veta. Qeveritë, që në verë ose para, kanë mbyllur kontratat me kompanitë prodhuese edhe e dinë se çfarë vaksine do të aplikohet. Sepse çdo vaksinë ka specifikat e veta të zinxhirit logjistik, ka specifikat e veta të aplikimit… Nëse do të sjellësh vaksinën e Biotech të duhet temperaturë -70 gradë, nëse do sjellësh atë të Modernas kërkohen temperatura më të ulëta se të zakonshmet.

"Edhe sot e kësaj dite nuk ka përfunduar fushata e vaksinimit të gripit të stinës. Ndërkohë që gjysma e sezonit të virozave ka kaluar,” tha mes të tjerash Dasho.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll