Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Shqiptarët meritojnë më mirë’, LSI reagon pas thirrjes së Yuri Kim për Tom Doshin: Partnerët kërkojnë lista të pastra pa kriminelë e trafikantë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1278d9afe637bddf556b86d339212b3e

LSI, është e para që reagon pas thirrjes së ambasadores amerikane Yuri Kim, lidhur me mos/kandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.

Zyrtarja e LSI, Elona Guri përsërit thirrjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, për lista të pastra pa kriminelë dhe trafikanë në 25 prill.

Ajo akuzon PS për mbushje të Kuvendit me figura të tilla dhe thotë se LSI ka një filozofi tjetër, përfaqësim i qytetarëve me figura të reja dhe të pastra.

Reagimi i LSI

SHBA dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë kërkojnë nga “Rilindja” lista me kandidatë të pastër.

Ajo e mbushi Kuvendin e Shqipërisë dhe bashkitë e vendit me kriminelë e trafikantë duke njollosur demokracinë dhe duke ia lënë mafias të drejtojë jetën e shqiptarëve të thjeshtë.

Shqiptarët meritojnë më shumë se kaq, ata meritojnë që të përfaqësohen nga njerëz me integritet dhe me vlera të larta njerëzore.

LSI ka si filozofi të saj përfaqësimin përmes figurave të reja, të papërlyera që nuk vihen në shërbim të mafias, por profesionistë dhe njerëz me integritet të lartë, me dëshirën e madhe për të ndryshuar Shqipërinë dhe për të shërbyer më së miri si zëri i vërtetë i shqiptarëve.

ELONA GURI

LSI Durrës

Screenshot_8.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img