Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptarët – KUMARXHINJ në varfëri, si ka evoluar historia me lojrat e bixhozit që në fillim të viteve 1900

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët – KUMARXHINJ në varfëri, si ka evoluar historia

Nga Ergys Alushi

“Andaj policia, paradje, duke gdhirë 31 janar, zuri në kafenenë e Maliq Lanos, kafexhinë dhe Tafil Asllanë, Isa Cakërë, Elmas Redinë dhe një çam, të cilët, po loznin kumarë. Gjyqi ushtëriak I dënoi me një javë burg”.

Ishte shkurti i vitit 1914, kur gazeta “Përlindja e Shqipërisë”, organ i qeverisë së përkohshme të Vlorës, publikonte njoftimin e policisë për shqiptarët e varfër që orëve të natës, e kishin qef të loznin kumar.

Por siç tregojnë kronikat e kohës, loja e Kumarit, pas viteve 1910, arrinte kulmin në kohën e vjeljes së ullinjve. Fshatarët, sidomos në zonat e labërisë, pasi bënin vjeljen dhe shitjen e tyre, zbrisnin deri në orët e mëngjesit në kafenetë e hapura të Vlorës, dhe i linin të gjitha fitimet, në kumar. 

Përhapja e madhe e lojës së kumarit shqetësoi shumë gjeneralin hollandes De Ëeer, zyrtarin që ishte pjesë e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, i vendosur në Vlorë në muajt e parë të 1914 pasi mori në dorëzim qeverinë e përkohshme të Vlorës. Gjenerali hollandez, duke parë këtë ves të shqiptarëve, urdhëroi që loja e kumarit të ndalohej në vende publike. Kush kapej në shkelje të këtij urdhëri, dënohej me burgim. Këtë fat patën edhe Tafili, Isai, Elmasi dhe një çam, që luajtën kumar deri në orët e para të mëngjesit, në kafenenë e Maliq Lanos në Vlorë….

Fjalimi brilant i Hiqmet Bej Delvinës

Zgjedhjet parlamentare në vitin 1921 zgjodhën deputetët në parlamentin e parë në historinë e Shqipërisë. Këta të fundit, bashkë me një sërë problematikash që kërkonin zgjidhje urgjente për jetën e vendit, u fokusuan tek çështja e kumarit që kishte marrë përhapje të madhe dhe shkaktonte pasoja të rënda për shumë familje e individë në Shqipërinë e varfër.

(Shkrimin e plotë do ta gjeni në numrin e ri të revistës NEWSBOMB.AL, dalë në treg nga 20 dhjetori në të gjitha pikat e shitjes)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.