Ish-presidenti i vendit Ilir Meta, ka sulmuar Lulzim Bashën, duke zbuluar sesi “e mësonte” gjatë kohës që ishte president, ish kreun e PD-së të bënte rolin e opozitës.
“Lulush hajde këtu ti hajde se rregullojmë opozitën. Mos ki merak se e rregulloj unë këtë punë ti thuaj thjesht që unë do jem president. Ti do bëhesh kryeministër. E pastaj shpalli ky doktorin non-grata dhe pastaj bëhej një teatër këtu që të tjerët frynin sytë se janë shumë pak që fryjnë xhepat”, u shpreh Meta.
Ndër të tjera Meta se problem për qytetarët shqiptarë është që kanë në kokë patronazhistë që i vëzhgojnë, ndërsa iu bëri thirrje të rinjve që të punojë fort dhe “t’i marrin” PD Sali Berishës.
“Problemi i shqiptarëve është se ata kanë në kokë patronazhistët. Ju ku jetoni në Danimarkë? Problemi i tyre është që me firmën e njerëzve që kanë kaluar në atë botë vidhen miliona euro. Ndërsa qeveria shkon dhe mban peng bizneset, përgjysmohet numri i makinave, rritet çmimi i karburantit, shumë të rinj që janë marrë me politikë kanë frikë nga vota e lirë, duhet të punojnë fort dhe t’i marrin partinë Berishës, jo të bëjnë pazare me Ramën. Jo të rrinë si hysmeqarë dhe të shohin ku i punon gruaja këtij, kë ka kushëri ky etj?”, tha Meta para gazetarëve.