Hapësire reklamuese

Politikë

“Shqiptarët janë trajtuar si plaçkë”, Boiken Abazi e thotë hapur: Nuk do ketë koalicion me asnjë nga partitë, nuk besoj te asnjëri prej tyre

Shkruar nga Newsbomb
“Shqiptarët janë trajtuar si plaçkë”, Boiken

Boiken Abazi, kandidat i mbështetur nga LVV për zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Tiranës ka rrëfyer se kandidimi i tij është pritur mjaft mirë nga shqiptarët dhe pohoi se janë qindra ata persona të cilët e mbështesin.

Abazi tha se korrupsioni është një ndër problemet kryesore në Shqipëri dhe se çdo parti që ka ardhur në pushtet ka bërë të njëjtën gjë dhe se pakënaqësitë e qytetarëve janë të mëdha.

“Njëra palë e ka  trajtuar popullin si plaçkë dhe kur ka ardhur pala tjetër ka bërë të njëjtën gjë. Pakëenaqësia është e madhe edhe brenda mbështetësve të partisë socialiste dhe mbështetësve të partive të tjera opozitare”, tha Boiken për ABC.

Abazi ndër të tjera shtoi se deri më tani nuk ka besuar në asnjë nga partitë ekzistuese në Shqipëri dhe hodhi poshtë mundësinë për një koalicion postzgjedhor me njërën nga partitë shqiptare.

“Nuk kam besuar kurrë te këto parti që janë në Shqipëri. Unë nuk besoj se ndryshimet rrënjësore që ka nevojë Shqipëria do të mund të realizohen nga opbjektet ekzistuese. Ne jemi për shoqërinë dhe popullin. Rrjedhimisht ne besojmë se ka nevojë për një trnasformim madhor Shqipëria. Na duhet një “Krejt  tjetër” model ekonomiko politik. Ne nuk synojmë të hymë në kuvend dhe të bëjmë ndnj koalicion të marrëm ndnj ministri dhe të shëprndajmë poste te militantët”, shtoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu