Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptarët ia dalin për mësuese Inën, mbledhin në kohë rekord shumën që i duhet!

Shkruar nga Newsbomb

Shqiptarët kanë treguar edhe njëherë se kur bëhen bashkë ia dalin. Në vetëm pak orë ata kanë arritur të mbledhin në kohë rekord shumën që mësuese Ina Kasimatit i duhet për tu kthyer në atdhe.

Ditën e sotme ajo bëri apel për të mbledhur fonde nga të gjithë shqiptarët që kishin mundësi, pasi vetë dhe familjarët nuk e përballonin dot koston e udhëtimit të saj me charter mjekësor nga Franca në Shqipëri.

Zysh Inës i duheshin 17 mijë euro, ndërkohë shqiptarët në vetëm pak orë kanë arritur të mbledhin mbi 24 mijë euro.

Llogaria ne Gofundme Llogaria ne Gofundme

Zysh Ina, ndodhet në Francë pasi prej kohësh po përballet për të dytën herë me sëmundjen e rëndë, por me sugjerimin e mjekëve ajo do të kthehet në Shqipëri, në gjirin e ngrohtë të familjes së saj në Vlorë, pasi ashtu si dhe vetë mjekët i kanë thënë ilaçi më i mirë është pranë njerëzve të shpirtit.

Për shkak se sëmundja ka avancuar dhe nuk mund të shkëputet nga aparaturat, asaj i duhet të kthehet në vendlindje me charter mjekësor, udhëtim i cili kushton 17 mijë euro.

LEXO EDHE: “Sëmundja e përbindshme ka përparuar,”mësuese Ina ka NEVOJË për ndihmën e shqiptarëve

Kjo është përballja e dytë me sëmundjen përbindësh për zyshë Inën. Të parën kishte kohë që e kishte fituar dhe ishte duke vazhduar jetën e qetë, deri sa një ditë “bota i peshoi sërish mbi supe”.

Një ditë teksa çonte djalin në shkollë, kishte ndjerë dhimbje dhe menjëherë kishte shkuar të bënte analizat. E tronditur mësoi se kanceri i gjirit i ishte rikthyer.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese