Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Shqiptarët i bëjnë gjëmën kopshtarëve në Itali, vjedhin mijëra fidanë të pemës që kushton 500 euro

Lajme të ngjashëm

Kopshtarët në Pistoia të Italisë kanë ngritur alarmin pasi fidanishtet e tyre kanë rënë pre e “skifterëve” shqiptarë.

Autoritetet italiane raportojnë se gjatë muajit të fundit, janë dhjetra-mijëra fidanë të pemës panjë që janë vjedhur nga tokat e kopshtarëve. Këta të fundit janë shprehur për mediat italiane se ndihen të braktisur dhe të dorëzuar para hajdutëve.

Dëmi është shumë i madh thotë njëri prej tyre, mund të shkojë deri në 4,000 euro vetëm për vjedhjet që janë kryer natën e fundit, madje hajdutët u rikthyen një ditë më pas dhe vodhën edhe pjesën e mbetur të fidanëve.

Fermeri rrëfen se hajdutët nuk kanë prekur asnjë varietet tjetër. Kjo sepse panja është më e kushtueshme.

Vlera komerciale e fidanëve të panjës, në fazën 0 deri në 3 vjet, është nga 3, 5 dhe 7 euro për fidan, nga 3 deri në 10 vjet, periudha në të cilën shiten shkon deri në 500 euro.

Ata thonë se të gjithë fidanët e vjedhur, me gjasë janë dërguar në Shqipëri. Kjo lloj vjedhjeje ka marrë karakteristikat e një emergjence të vërtetë në Pistoia. Aq sa shoqatat tregtare kanë pasur takime edhe me drejtuesit e forcave të policisë dhe me prefekturën për të kuptuar se si të frenohet fenomeni.

Më shumë