Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptarët e New York-ut mbajnë 1 minutë heshtje për Jonadën

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët e New York-ut mbajnë 1 minutë heshtje për

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e vogëlushes 7 vjeçare, Jonada Avdia, shokoi mbarë opinionin publik, rreth e qark Shqipërisë, por jo vetëm.

Së fundmi një grup shqiptarësh në New York, janë solidarizuar me dhimbjen e familjes Avdia.

Ata kanë mbajtur një minutë heshtje në kujtim të vogëlushes së ciles ju pre jeta kur sapo e kishte nisur nga një skaf në breg të detit.

“Ju falënderoj për këtë takim të vogël por simbolik që bëjmë për një vajzë, e cila fatkeqësisht humbi jetën nga një pushte, pas a shumë kriminal. Dua t’iu ftoj për një minutë heshje të nderim të Jonada Avdia,” u shpreh një prej personave pjesëmarrës.

Të mbledhur në një park të qytetit, ata kishin vendosur fotot e vogëlushes në një pemë së bashku me flamurin kombëtar, lule dhe qirinj.

Ata apeluan institucionet të forcojnë masat e sigurisë në bregdet që ngjarje të tilla të rënda të mos përsëriten më.

Jonada Avdia vdiq tragjikisht më 2 gusht, në breg të detit pasi një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase e goditi për vdekje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese