Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shqiptarët e Luginës me sytë nga dialogu: Besojmë shumë Presheva do t’i bashkohet Kosovës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryestari i PDSH-së në Preshevë Ragmi Mustafa, ka deklaruar se shpreson që gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi të flitet edhe për shqiptarët e Luginës. Sipas tij, ashtu si i takon Vuçiç të merret me serbët e Kosovës, pse të mos i takojë edhe Kurtit të merret me problemet e shqiptarëve të Preshevës.

“Aq sa angazhohet Vuçiq për veriun e Kosovës, në atë shkallë duhet të angazhohet edhe lidershipi shqiptar. Është momenti i fundit që shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të përfitojnë nga ky dialog në menyrë që edhe ata nesër të ndihen të lirë.

Gjithçka që kërkon Beogradi për serbët në Kosovë, pse të mos kërkojnë në proporcionalitet edhe autoritet e Republikës së Kosovës ndaj Serbisë, në interes të shqiptarëve të Luginës”, ka thënë Mustafa.

Ai u shpreh se për shkak të represionit që po ushtron Qeveria e Beogradit ndaj tyre, çdo ditë e më shumë shqiptarë po largohen nga Lugina, duke e përmendur se në Medvegjë Serbia ia ka arritur qëllimit pasi kanë mbetur shumë pak shqiptarë aty.

Po ashtu, ai akuzoi Serbinë se po mundohet që shqiptarët atje t’i bëjë të padukshëm duke i hequr nga regjistrat civil dhe se sipas tijky  është momenti i fundit që Medvegja, Presheva e Bujanoci t’i bashkohen Republikës së Kosovës.

“Ne besojnë shumë që Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës”, ka thënë i bindur Ragmi Mustafa.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img