Një grup prej 100 të dënuarish në burgun e Korfuzit në Greqi kanë nisur prej ditësh grevë urie, për shkak të kushteve në të cilat mbahen në burgun grek.
30% prej tyre janë janë shqiptarë.
Të burgosurit i bëjnë thirrje autoriteteve që të lejojnë lirimin me kusht si pjesë e kërkesave të tyre. Ata pretendojnë se institucioni grek nuk po u jep lejet dhe lirimet me kusht edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që nevojiten.
Gjithashtu ata kërkojnë një përmirësim të konsiderueshëm të kushteve të tyre të jetesës brenda burgut. Kjo grevë urie nuk është thjesht një lutje e heshtur, është një kërkesë me zë të lartë për të drejtat dhe dinjitetin e tyre.
Sondazh
Poll