Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Shqiptarët e burgosur në Itali, komunikim me ‘skype’ me familjarët  

spot_img

Lajme të ngjashëm

00446d7678a1fc40698a55942a8aa94d

Ministria italiane e Drejtësisë ka vendosur që të burgosurit do të kenë mundësi që një herë në 6 muaj, të komunikojnë për 1 orë me familjarët e tyre përmes Skype.

Nga ky vendim do të përfitojnë 2588 shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali.  

Kjo formë e re komunikimi është menduar në radhë të parë, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve që kanë prindërit në burg.

Nga aspekti procedurial komunikimet përmes Skype do të realizohen përmes autorizimeve e kontrolleve përkatëse siç bëhet në rastet e takimeve fizike me të dënuarit. Komunikimi audio-vizual do të zgjasë 60 minuta.

Brenda burgjeve italiane janë vendosur postacione të caktuara për të realizuar komunikimet Skype mes të burgosurve e familjarëve.

Sipas të dhënave, mësohet se deri në 31 janar 2019, në institucionet e vuajtjes së dënimit, rezultojnë 2588 shqiptarë, 30 prej të cilëve femra.

Kjo formë e re komunikimi do të aplikohet për të gjithë të dënuarit në burgjet italiane.

 

Më shumë

spot_img