Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptarët, të vetmit nga 30 vende të NATOS që janë 100% PRO anëtarësimit

Shkruar nga Newsbomb

Aleanca ushtarake më e madhe e globit, NATO ka publikuar dy ditë më parë rezultatet e një sondazhi të zhvilluar për të marrë opinionet e njerëzve që janë pjesë e shteteve anëtare. Fokusi ishte siguria qëndrimi i vendeve përkatëse në aleancë.

Të pyetur sesi do të votonin nëse do të pyeteshin a janë pro apo kundër anëtarësimit të vendit të tyre në NATO, qytetarët në 30 vendet anëtare, pa përfshirë Suedinë dhe Finlandën që u anëtarësuan vetëm muajt e fundit, kanë qenë të dyzuar.

Përjashtim bën vetëm Shqipëria. Sipas të dhënave të anketimit, qytetarët shqiptarë janë shprehur 100% pro qëndrimit të vendit në aleancën ushtarake më të madhe të globit, shkruan newsbomb.al.

NATO ka qenë e interesuar për opinionet publike në vendet e saj anëtare që nga themelimi i Aleancës në vitin 1949. Gjatë viteve, janë kryer sondazhe dhe anketime të ndryshme për të matur mbështetjen për Aleancën, politikat dhe parimet e saj.

Programi aktual i hulumtimit të opinionit publik ka nisur që nga viti 2019. Sondazhet në të gjithë Aleancën zhvillohen dy herë në vit, në prill-maj dhe nëntor-dhjetor.

Rezultatet e sondazhit per qendrimin e vendeve ne NATO Rezultatet e sondazhit per qendrimin e vendeve ne NATO

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese