Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

“Shqiptarë jeni në rrezik, do vijnë 100 mijë muxhahedinë”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Kastriot Myftaraj shprehet se Shqipëria ndodhet në një rrezik të madh për shkak se në Shqipëri numri i muxhahedinëve do të mbërrijë në 100 mijë persona. Sipas Myftarajt, arsyeja se përse qeveria shqiptare nuk pranon të bëjë publike marrëveshjen, është se ajo ka pranuar të strehojë në vendin tonë një organizatë dhe jo individë siç pretendohet.

albsig

Analisti thekson se Shqipëria ndodhet përpara një rreziku të jashtëzakonshëm, por edhe zgjidhja që ai sugjeron, është po kaq ekstreme.

Postimi i Kastriot Myftarajt:

Një gijotinë në Sheshin “Skënderbej” për të prerë kokat e politikanëve shqiptarë që po e ekspozojnë vendin para rrezikut ekzistencial të terrorizmit islamik!

Shqiptarë!

Jeta juaj, e familjeve tuaja, e fëmijëve tuaj është në rrezik të madh.

Në kohën kur shtete shumë më stabile dhe të konsoliduara se Shqipëria po tronditen në themelet e tyre nga terrorizmi islamik, qeveritarët disfatistë të Shqipërisë, për interesa të pushtetit të tyre kryejnë akte të tradhtisë së lartë, duke e ekspozuar vendin tonë para rrezikut të madh të terrorizmit islamik. Nuk e kam fjalën vetëm për qeveritarët, sepse për këtë çështje janë të gjithë në mendje, të ashtuquajturit e majtë në pushtet, dhe të ashtuquajturit e djathtë në opozitë.

Qeveritarët shqiptarë, me një marrëveshje sekrete kanë pranuar të strehojnë në Shqipëri organizatën ushtarako-religjioze islamike të muxhahedinëve iranianë, një nga organizatat më të fuqishme dhe më të rrezikshme ushtarako-religjioze islamike që ekziston sot në botë. Shteti shqiptar e mban sekret nga qytetarët e tij marrëveshjen, për shkak se nuk ka strehuar individë, por një organizatë, që është një gjë krejt tjetër. Kjo organizatë është më e fuqishme se shteti shqiptar. Ajo nuk është thjesht një organizatë ushtarako-religjioze, por edhe një organizatë mafioze, ndër më të mëdhatë e botës, e përzier në trafikun e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore. Për këto arsye qeveria demokratike e Irakut, i kërkoi SHBA largimin e kësaj organizate nga Iraku. Sot 10 mijë anëtarë të kësaj organizate do të strehohen në Shqipëri, me të drejtë që të kryejnë bashkim familjar, çka do të thotë, duke llogaritur familjet e tyre të mëdha, se mbi 100 mijë njerëz të lidhur me këtë organizatë do të strehohen në Shqipëri. Kjo është arsyeja që marrëveshja mbahet sekret.

Qeveria e Edi Ramës kërkon të shfajësohet duke thënë se marrëveshjen e ka bërë qeveria paraardhëse, e Berishës. E vërteta është se Qeveria “Berisha”, pranoi 210 moxhahedinë, në kuadrin e një plani për shpërndarjen e tyre në vendet e NATO-s. Për mendimin tim qeveria e Berishës bëri gabim të madh me këtë se shifra e të pranuarve është më e lartë përpjestimisht me peshën e Shqipërisë në NATO.

Qeveria e Edi Ramës, po bën diçka që nuk ka lidhje me marrëveshjen paraprake, po pranon të gjithë anëtarët e organizatës së muxhahedinëve iranianë, që është diçka krejt tjetër. Qeveria e Ramës po e bën këtë sepse asnjë qeveri europiane nuk pranon t’ i strehojë njerëzit e kësaj organizate shumë të rrezikshme. Qeveria e Edi Ramës po bën një tradhti kombëtare. Kjo tradhti kombëtare arsyetohet me atë se SHBA çliroi Kosovën. Shumë mirë! Por sot ekziston shteti i pavarur me emrin Kosovë, i cili kishte detyrim që t’ ia shpërblejë SHBA këtë të mirë.

Si të mos mjaftonte strehimi i organizatës së muxhahedinëve, Qeveria e Edi Ramës po merr përsipër të strehojë edhe refugjatët e ashtuquajtur sirianë, të cilët në fakt vijnë nga të gjithë vendet e varfra të botës islame. Qeveritë e vendeve ballkanike, pranojnë në territorin e tyre refugjatë të tillë, vetëm kur arrijnë të sigurojnë në marrëveshje me qeveritë e tjera, rrugëkalimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian, kryesisht për në Gjermani. Qeveria e Shqipërisë nuk ka marrëveshje me asnjë vend për diçka të tillë. Madje Qeveria e Shqipërisë ka arritur marrëveshje me Qeverinë italianë që Shqipëria të mos kthehet në një vend traziti të refugjatëve për në Itali. Kjo do të thotë se Shqipëria, do të bëhet një vend pritës i refugjatëve nga vendet e varfra të botës islamike. Kjo do të thotë, në vendin tonë të vijnë një numër shumë i madh islamikësh, të cilët edhe kur nuk janë terroristë, janë kontigjent i favorshëm për rekrutim të terroristëve. Duke llogaritur ekstremistët islamikë të Shqipërisë, muxhahedinët iranianë, dhe këta të ardhur, në Shqipëri krijohet një forcë e madhe e prirur për të ndërmarrë një kryengritje islamike. Kjo forcë është disa herë më e madhe se bërthama e forcave të sigurisë të shtetit shqiptar(Polici, Ushtri), e aftë për të përballuar një luftë të tillë.

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan, me një popullsi të konsiderueshme muslimane, që po pranon refugjatë islamikë, që nga muxhahedinët dhe deri te refugjatët sirianë të luftës. As Kosova, as Bosnjë-Herzegovina, nuk po e bëjnë një gjë të tillë. Pse? Sepse një dyndje e refugjatëve islamikë në vende me një popullsi të konsiderueshme muslimane, përbën një rrezik për sigurinë e këtyre vendeve. Domethënë edhe për Shqipërinë.

Shqiptarë!

Një shekull më parë, disa mijëra boshnjakë të strehuar në Shqipërinë e Mesme si refugjatë lufte, u bënë bërthama e kryengritjes islamike të Haxhi Qamilit. Vetëm largimi i pjesës më të madhe të tyre nga Shqipëria për në Turqi, bëri të mundur që në Shqipëri të ketë stabilitet dhe shtet laik, pas Luftës së Parë Botërore. I njëjti rrezik ekziston dhe sot.

Shqiptarë!

Ata qeveritarë të cilët kanë pranuar moxhahedinët iranianë dhe refugjatët nga bota islamike, janë njërëz që me paratë e vjedhura duke shpërdoruar pushtetin, nesër kur Shqipëria të ndizet, të kallet, në flakët e kryengritjes islamike, kanë mundësi të largohen nga vendi së bashku me familjet e tyre, dhe t’ i shikojnë ngjarjet në ekranet televizive nga shtëpitë e tyre komode në kryeqytetet perëndimore.

Shqiptarë! Atdheu është në rrezik si kurrë ndonjëherë më parë!

Kjo nuk është një shprehje abstrakte. Është në rrezik shtëpia juaj, familja, juaj, fëmijët tuaj, pronat tuaja. Të gjitha këto përbëjnë atdheun.

Shqiptarë!

Lëvizja më e iluminuar në historinë e njerëzimit, Revolucioni Francez i vitit 1789, ngriti në mes të Parisit gijotinën, makinën për prerjen e kokave të atyre që kishin vënë në rrezik atdheun. Koka nuk pret vetëm ISIS. Kokëprerja është përdorur edhe për kauzën më sublime të qytetërimit, që është Revolucioni Francez, nga ku e kanë origjinën të gjitha institucionet bashkëkohore, shteti laik, demokracia, ashtu si e kemi sot, shoqëria civile, mendimi i lirë laik.

Shqiptarë!

Ose në të gjithë së bashku do të ngremë gijotinën në Sheshin “Skënderbej” për ta shpëtuar atdheun nga rreziku ekzistencial, ose një lëvizje islamike do ta bëjë Sheshin “Skënderbej” vendin e kokëprerjes masive në emër të Kuranit.

Policë të Shqipërisë, punonjës të SHISH, ushtarakë!

Shqiptarët e përgjegjshëm nuk do të lejojnë që të përsëritet viti 1914, kryengritja islamike në Shqipëri e mbështetur nga refugjatët e huaj islamikë, të strehuar në vend si refugjatë lufte. Rreziku është aq i madh dhe i patolerueshëm sa është krejt i justifikuar dhe i legjitimuar një aksion parandalues, për mbrojtjen e rendit kushtetues. Në momentin që do të nisë aksioni për mbrojtjen e rendit kushtetues nga rreziku islamik, mos guxoni të dëgjoni urdhrat e politikanëve tradhtarë, distancohuni prej tyre, bashkohuni me forcat e mbrojtjes së rendit kushtetues, se kjo është edhe në interesin tuaj si qytetarë të këtij vendi

Rroftë Shqipëria laike, e lirë!

Rroftë Rendi Kushtetues laik!

Vdekje tradhtarëve të çdo ngjyre politike!

Kastriot Myftaraj

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img