Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Shqiptarë dhe serbë përleshen në Zyrih, qyteti në kaos për më shumë se 1 orë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9179f3615d6c369ef943593e36d98bef

Ndonëse në “Elbasan Arena” nuk u regjistrua asnjë incident gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila përfundoi  0-2 në favor të serbëve, e njejta gjë nuk ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës.

Një grup tifozësh shqiptarë janë përleshur me tifozët serbë, duke u goditur me grushta, gurë dhe shishe.

Sherri u ndez pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes që u bë në disa lokale në Oerlikon në Zyrih. Tifozët nga të dyja kampet e kanë ndjekur me shumë interes dhe me emocione ndeshjen, shkruan policia në një komunikatë për media të lëshuar të premten. Madje edhe gjatë ndeshjes kanë ndodhur provokime para lokaleve ku bëhej transmetimi.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, megjithatë, pasi disa minituash qetësi, dy grupiet e tifozerive kanë nisur të përleshen sërish në rrugicat e qytetit, duke detyruar policinë të përdorë plumba gome dhe gazlotsjellës.  Edhe automjetet me flumuj të dy shteteve janë dëmtuar nga tifozët.

Policia ka mundur të marrë nën kontroll situatën vetëm rreth orës 12:30 pas mesante, ndërsa nga përplasja mbeti i plagosur një punonjës policie.

Lexo edhe: Video: Shqiptarë dhe serbë sherr në Austri pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

Më shumë

spot_img
spot_img