Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Shqiponjat" zbarkojnë në Elbasan, aksion blic në vendin ku u vranë Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri

Shkruar nga Newsbomb
"Shqiponjat" zbarkojnë në Elbasan, aksion blic në

Forcat "Shqiponja" dhe efektivët e Policisë Rrugore po zhvillojnë mbrëmjen e sotme një aksion blic në qytetin e Elbasanit.

Aksioni po zhvillohet në vendin e quajtur "rrethrrotullimi i luleve", ku pak ditë më parë u ekzekutuan me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Mësohet se efektivët po kryejnë kontrollin e automjeteve luksoze që lëvizin në atë zonë, ndërkohë që qëllimi është kapja e personave me precedentë penalë. Ky aksion do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që bëhet me dije se deri tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.