Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Sht
23 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

“Shqiponjat” thyejnë derën e aparamentit që po digjej në mes të Tiranës, gjejnë të moshuarën me shenja jete dhe marrin në krah për 5 kate (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Efektivët e repartit Shqiponja të Tiranës, kanë shpëtuar një të moshuar e cila ndodhej brenda apartamentit të saj që kishte shpërthyer në flakë në kryeqytet. Burime për newsbomb.al, bëjne me dije se e moshuara ishte asfiksuar brenda në shtëpi, dhe dera kryesore ishte e mbyllur.

Kanë qenë efektivët e këtij reparti që janë detyruar të thyejnë me forcë derën dhe e kanë gjetur pa ndjenja brenda në shtëpi, por me shenja jete. Në këto kushte, kur kanë konstatuar se 75 vjeçarja ishte ende në jetë, “Shqiponjat” e kanë marrë në krah për 5 kate dhe e kanë dërguar me ambulancë drejt QSUT-së.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit”, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga newsbomb.al, shihet dhe një efektiv i këtij reparti që pasi e moshuara futet në ambulancë, ai vrapon për të marrë motorin dhe niset para për të hapur rrugën. Fatmirësisht, pas dërgimit në spital, 75 vjeçarja ka mundur të jetojë.


Reagimi i shpejtë dhe organizimi i efektivëve të “Shqiponjave”, ka bërë një gruaja e moshuar të mbërrijë me shenja jete dhe më pas kanë qenë mjekët ata që kanë bërë detyrën e tyre. Operacioni është ndjekur me kureshtje të madhe dhe nga kalimtarët e rastit, të cilët janë “dyndur” në të dy anët e rrugës dhe shikojnë veprimet e policëve.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img