Goli dhe paraqitja fantastike e Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër kombëtares serbe, ka bërë jehonë në rrjetet sociale dhe në mediat europiane. Bashkë me Granit Xhakën, ata mbushën zemrat e shqiptarëve me fitoren kundër Serbisë, edhe pse luajnë për Zvicrën.
Tifozët shqiptarë anembanë botës, politikanët dhe artistët kanë mbushur llogaritë e tyre me elozhe për dy shqiptarët që i dhanë triumfin Zvicrës në ndeshjen e djeshme. Shqiri shënoi golin e parë, ndërsa Xhaka me paraqitjen e tij u shpall “Lojtar i Ndeshjes”.