Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Shqiponjat" prangosin të kërkuarin në Tiranë, u prish për pazaret e drogës dhe masakroi shokun me armë

Shkruar nga Newsbomb
"Shqiponjat" prangosin të kërkuarin në Tiranë, u

Gazment Kusta, një person i shpallur në kërkim nga Policia për një ngjarje të ndodhur në shkurt të vitit të kaluar në Fushë Krujë, është prangosur mbrëmjen e kësaj të enjteje nga Forcat "Shqiponja". 35 vjeç ishte pasagjer në një mjet, që lëvizte në Tiranë.

"Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. K., 35 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton Policia e kryeqytetit.

Pamje nga dhuna ne shkurt 2021 ne lokal, Fusshe Kruje

Ngjarja në vitin 2021 - Fushë Krujë

Mbrëmjen e 17 shkurtit 2021, Gazment Kusta i shoqëruar nga persona të tjerë është futur në një lokal në Fushë Krujë, me armë, shkop bejsbolli dhe sende të tjera të forta, dhe ka dhunuar ish-shokun e tij Elvis Elezi. Shkak i sherrit, ishte prishja e pazareve të drogës.

Zanafilla e konfliktit mes Kustës dhe Elezit kishte nisur në Kroaci, ku dy të rinjtë ishin arrestuar për shpërndarje narkotikësh. Edhe burgun e kishin bërë bashkë. Me kthimin në Shqipëri, të dy shokët kanë prishur miqësinë dhe më 17 shkurt, Elvis Elezi u dhunua barbarisht.

Ai mori lëndime të shumta në trup dhe kokë, si pasojë e goditjeve me sende të forta, megjithatë arriti të mbijetojë. Gati dy vite pas ngjarjes, Gazment Kusta është ndaluar nga Shqiponjat në zonën e Kodrës së Priftit dhe është arrestuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll