Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Shqiponjat ndalojnë taksinë në mes të Durrësit dhe kontrollojnë pasagjerin 21 vjeçar, i gjejnë pistoletë në çantën e dorës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 21 vjeçar është arrestuar nga Forcat Shqiponja në Durrës pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Në pranga ka rënë një i ri nga Fushë Kruja, i cili në momentin e ndalimit po lëvizte me taksi.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. U., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë. 

Pas marrjes së informacionit se ky shtetas lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ndaluar mjetin taksi me të cilin ky shtetas po lëvizte dhe gjatë kontrollit në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe 8 fishekë. 

Ndërkohë, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë në fshatin Bushanesh, Njësia Administrative Thumanë, në një ambient të hapur u gjetën dhe u asgjësuan fidanë cannabis sativa.

Në vijim të kontrollit, në një distancë të afërt u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik. Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim policor e një shtetasi të dyshuar si autor, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img