Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiponjat ndalojnë për kontroll 21 vjeçarin me precedent penal në Korçë, i gjejnë në makinë armë të ftohta

Shkruar nga Newsbomb
Shqiponjat ndalojnë për kontroll 21 vjeçarin me precedent penal

Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi u kap duke lëvizur pa leje drejtimi dhe me armë të ftohta në mjetin e tij tip "Volksëagen".

Policia e Korçës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. B., 21 vjeç, banues në Korçë, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Gjatë kontrollit të riut, iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik, të cilin e mbante në mjetin me të cilin po lëvizte në lagjen nr. 6 në qytet.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 21 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike).

Ky shtetas është kapur nga Forcat Speciale "Shqiponjat", në lagjen nr. 6, Korçë, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip "Volksëagen", në të cilin gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik", thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll