Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

‘Shqiponjat’ ndalojnë në autostradën Tiranë-Durrës çiftin e ri, iu gjejnë kokainë, municion luftarak dhe dokumente të falsifikuara (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

91d27cc36725df4cc681b99f72c6986e

Një çift të rinjsh nga Elbasani, 36 dhe 27 vjeç, janë ndaluar nga Policia e Tiranë dhe Forcat Shqiponja në autostradën Tiranë-Durrës, dhe iu kanë gjetur drogë e municion luftarak. Në pranga kanë rënë Ermal dhe Nertila Roçi.

Sipas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas (burrë e grua), qarkullonin në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Autostrada”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. R., 36 vjeç  dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan.

Gjatë operacionit, nga kontrolli në mjet u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre  shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

134449657_1822864791200339_2399396996870983875_o.jpg

Më shumë

spot_img