Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Shqiponjat" ndalojnë Edevaldo Haxhiajn dhe i gjejnë armë e kokainë në makinë

Shkruar nga Newsbomb

Edevaldo Haxhiaj, një emër i njohur për Policinë e Shtetit, është ndaluar nga Forca "Shqiponja" në Tiranë. Mjeti me të cilin ai udhëtonte i është nënshtruar kontrollit fizik dhe në të është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Po ashtu, nga kontrolli i mjetit është gjetur dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

"Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në rrugën "Frang Bardhi", kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën 39-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë", thuhet në njoftim.

Edevaldo Haxhiaj është ndaluar dhe më parë nga Policia e Shtetit, pasi akuzohej se kishte ndihmuar shtetasin turk Faruk Fatih Özer të strehohej në Shqipëri. Ai kërkohej nga drejtësia turke dhe cilësohej si një ndër botës e kriptomonedhave që ishte arratisur me 2 miliardë dollarë.

Edevaldo Haxhiu ne sallen e gjyqit (arkive) Edevaldo Haxhiu ne sallen e gjyqit (arkive)

Në atë kohë, Edevaldo Haxhiaj tha se ra në kontakt me turkun pasi fliste gjuhën turke dhe kishte eksperiencë 15 vjeçare, ku shpesh herë për shkak të biznesit të tij ka pritur shtetas të huaj edhe turq. Ai rrëfeu se të gjithë shtetasit turq që priste i strehonte në të njëjtin hotel në Tiranë, pranë 21 Dhjetorit, aty ku strehoi edhe Faruk Fatih Özer.

Ky i fundit, pas ekstradimit nga Shqipëria është dënuar me 11.196 vite, 10 muaj e 15 ditë burg nga një gjykatë turke për krime të shumta duke përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash. Faruk Fatih Özer ishte CEO i Crypto Exchange Thodex.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese