Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Shqiponjat” bëjnë “namin” në Tiranë, arrestohen 14 persona, ja për çfarë akuzohen

Shkruar nga Newsbomb
“Shqiponjat” bëjnë “namin” në

14 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

“Shqiponjat” kanë arrestuar 4 persona pasi gjatë kontrollt të tyre kanë gjetur dhe sekuestraur lëndë narkotike kanabisë që këta ta rinj e mbanin me vete.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. D., 43 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Gjithashtu për vepra të ndryshme penale janë arrestuar edhe disa perona të tjerë.

Njoftimi i plotë i policisë së Tiranës:

Bien në prangat e Policisë 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. S., 25 vjeç, L. V., 20 vjeç, M. H., 20 vjeç dhe J. C., 20 vjeç. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. D., 43 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 18 vjeç si dhe u referuan materialet për 2 shtetas të mitur 12 dhe 13 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi parash në furrën e bukës të shtetasit K. H.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 37 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shetasve:

K. Sh., 39 vjeç, K. B., 51 vjeç dhe Gj. N., 61 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

D. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur;

G. I., 43 vjeç dhe A. B., 38 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll