Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Shqiponjat" arrestojnë para shtëpisë të riun në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
"Shqiponjat" arrestojnë para shtëpisë të riun

Një 24-vjeçar është arrestuar nga “Shqiponjat” në banesën e tij në Korçë.

24-vjeçari i dënuar më herët me “Arrest shtëpie” në kundërshtim me ligjin kishte dalë nga banesa e tij. I riu ishte dënuar më herët për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërsa ditën e sotme është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë me të cilën ishte dënuar “Arrest shtëpie”.

Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi me inicialet F. P., 52 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi u kap në Pogradec duke transportuar me automjetin e tij taksi, 3 emigrantë nga Vendet e Treta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese