Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiponja e plagosur rikuperohet plotësisht, ky është momenti kur lihet e lirë në malet e Gjirokastrës

Shkruar nga Newsbomb

Është lënë e lirë sot një shqiponjë mali, e gjetur e plagosur disa javë më parë në zonën e Gjirokastrës.

Ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë shpesh, këtë herë shqiponja mendohet se u plagos gjatë dyluftimit me një gjitar tjetër në natyrë. Gjendja e saj shëndetësore ishte kritike kur u gjet dhe menjëherë nisi të mjekohej nga bashkëpunimi mes organizatave PPNEA dhe AWRT.

Sot Shqiponja është lënë e lirë në habitatin e saj.

Video:

“Simboli ynë kombëtar kthehet në mbretërin e tij!

Ju kujtohet Shqiponja e malit të cilën filluam të mjekonim, para disa javësh?

Javën e kaluar grupi i përbashkët PPNEA & AWRT u nis drejt Golemit të Gjirokastrës për një nga misionet e lëshimit më emocionues për ne.

Pas përkujdesjes së vazhdueshme përgjatë një muaji të ekipit të veterinerëve të AWRT, shqiponja e malit (Aquila chrysaetos) na la të kuptojmë nëpërmjet karakterit të saj të rizgjuar se ishte gati të kthehej në shtëpinë e saj, në natyrë!

Sapo u lirua, hapja e krahëve prej 2.2 metra bëri rrugen më të afërt drejt një tarrace ku pushoi për rreth 20 minuta duke kthyer shpesh kokën nga ne, si për të na përshendetur dhe më pas u nis drejt maleve nga ku ka marr dhe emrin e lavdishëm.

Shpresojmë që ky individ juvenil i shqiponjës së malit të jetë sa më gjatë aty duke, na bërë të meritojmë emrin toka e shqiponjave dhe e kështjellave,” njofton në Facebook Albanian Ëildlife Rescue Team.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll