Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Shqipja bëhet “gjuhë zyrtare” në burgun e Bernës në Zvicër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbipopullimi me të dënuar shqiptarë në vendin e vuajtjes së dënimit, ka shtyrë drejtuesit në burgun e Bernës të punësojnë shqiptarë, dhe njerëz të tjerë të huaj për t’ju përshtatur “banorëve”.

Për shkak të rrezikshmërisë më të lartë të ikjes nga burgu, të burgosurit jozviceranë mbahen më shpesh në burg të tipit të mbyllur, edhe kur veprat për të cilat ata janë dënuar janë më të lehta ose të njëjta me ato të “kolegëve” të tyre zviceranë.

Në përgjithësi në burgjet e kantonit të Bernës, përqindja e të huajve është më e lartë se sa e vendësve, ndërsa në burgun Thorberg kjo epërsi e tyre arrin në mbi 80 për qind. Aq shumë ka të huaj në këtë burg sa që drejtoria është detyruar të punësojë një pjese të personelit nga komunitetet e huaja.

Duke qenë se shqiptarët, krahas nigerianëve, turqve, tunizianëve etj. përbëjnë numrin më të madh, në këtë burg shqipja është njëra nga “gjuhët zyrtare”. Sipas drejtorit të burgut, Thomas Egger, në këtë burg vuajnë dënimin njerëz nga 37 kombe.

“Kemi dallime ekstreme në mes të kulturave në një hapësirë të vogël. Nga 177 të burgosurit këtu 127 janë të huaj. Aktualisht shumica janë nga Nigeria, Shqipëria, Kosova ose Turqia. Por kjo ndryshon në raport me fluksin e migrantëve që mbizotëron në Zvicër” tha zyrtari zviceran. Në përputhje me “banorët” e burgut, drejtori thotë të ketë zgjedhur edhe punëtorët, shumë nga të cilët e flasin shqipen ose serbishten.

Përqindja e të huajve në Thorberg është shumë më e lartë se në burgjet tjera. Dhe kjo nuk është rastësi. “Të huajt që mbahen në këtë burg, marrë si mesatare, kanë kryer vepra penale më të lehta se zviceranët që vuajnë burgun bashkë me ta”, thotë Egger.

“Kryesisht bëhet fjalë për kriminelë turistë ose për azilkërkues që do të dëbohen dhe që janë kapur duke shitur drogë” shkruan bernerzeitung.ch.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img