Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

SHQIPTARËT nuk po shtohen më; që nga viti 1923 kur ekziston regjistrimi i parë i popullsisë, në 2020 u shuan shpresat e shqiptarëve për tu shtuar (RAPORTI LINDJE – VDEKJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në 2020, u shuan shpresat e shqiptarëve për shtesën e popullsisë së vendit, raportohet nga revista Monitor sipas një artikulli të gazetares Blerina Hoxha mbi “Krizën e kapitalit njerëzor”. Në 2020, kishte vetëm 470 lindje më shumë se vdekjet. Për herë të parë, që nga viti 1923 kur ekzistojnë të dhënat e para zyrtare për regjistrimin e popullsisë, shtesa natyrore e vendit pushtoi së rrituri. Nga viti 1923 deri në vitin 2019, vit pas viti lindjet kanë qenë shumë herë më të mëdha se vdekjet.

Ndonëse emigracioni ka ndikuar negativisht në tkurrjen e popullsisë banuese, konstaton gazetarja, sërish ky kontigjent mund të konsiderohet rezervë, pasi ekziston mundësia e kthimit të tyre. Por kur lindjet janë më të ulëta se vdekjet, vendi hyn në një rënie pa kthim.

Në vitin 2020, shtesa natyrore e vendit është thuajse zero nga më shumë se 6000 persona në 2019, rreth 15 mijë në 2014, mbi 34 mijë në vitin 2000 dhe mbi 63 mijë në 1990.

Ky është niveli më i ulët i shtesës natyrore të popullsisë së paku që nga 1948, sipas të dhënave të Instat.

Në vitin 2020 vdekjet në shkallë vendi u rritën me 26% kurse lindjet shënuan një rënie me 1.7%.

Si pasojë e situatës, zhvillimet demografike janë duke u zhvilluar sipas skenarëve pesimistë të projeksioneve të popullsisë. Sipas rishikimit të fundit që I takon periudhës 2019-2031, në skenarin pesimist, indeksi i fertilitetit për një grua në vitin 2019 ishte 1.36% njësoj si në skenarin pesimist, por në të ardhmen, treguesi mund të përkeqësohet, sepse anketat tregojnë se emigracioni në dekadën e fundit ka qenë më i lartë sesa pritshmëritë.

Specialistët konstatojnë se vendi mund të dalë nga kriza e shumëfishtë që e ka prekur, duke investuar në sektorin e edukimit. Dhe veç kësaj, sugjerohet edhe marrja e masave të nevojshme për nxitjen e punësimit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img