Hapësire reklamuese

Politikë

Shqipërisë dhe RMV iu mbyllën dyert e BE, Vuçiç krah Ramës: Ne jemi bashkë! Gjithmonë do jemi kështu

Shkruar nga Newsbomb
Shqipërisë dhe RMV iu mbyllën dyert e BE, Vuçiç

Presidenti Aleksandër Vuçiç ditën e sotme në një konferencë për mediat u shfaq krah kryeministrit Edi Rama dhe atij maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Prezenca e Vuçiç në këtë konferencë ku u fol për refuzimin e hapjes së negociatave nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u bëri përshtypje dhe gazetarëve të cilët e pyetën kryeministrin Rama për pjesëmarrjen e presidentit serb në këtë konferencë.

Kësaj pyetje iu përgjigj vetë Vuçiç i cili tha se Shqipëria dhe Maqeedonia do të kenë gjithmonë mbështetjen e Serbisë dhe do të jetë krah tyre gjithmonë.

“Jo jemi së bashku. Ne jemi së bashku. Dhe sot nëse mund të them kështu dhe kolegët e mi do të bien dakort ishte përvojë më pak e këndshme për mua sesa ishte për ta. Megjithatë doja ti tregoja mbështetjen tonë për Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe ata donin të ndanin të njëjtat fjal me mua dhe mudn të them që ishin të dobishëm edhe për serbinë këto diskutime.

Dhe kjo është ajo që bëjnë fqinjët e mirë. Nuk është një detyrim formal për Serbinë për të qenë mbështetësë për disa çështje për  Shqipërinë dhe RMV, nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë këtë por kjo është dicka natyrale për të qenë në mbështëtje të fqinjve tanë. Kjo është diccka normale, ështën ëj sjellje dinjitoze’, tha Vuçiç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu