Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shqipërinë në Spanjë nuk e konsiderojnë fare, në Itali tregohen të kujdesshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6eef6a2ca9885596df95dd4875db518c

Mediat italiane dhe spanjolle kanë nisur të bëjnë parashikimet e para për grupin G aty ku Spanja, Italia, Shqipëria, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtajni do të luajnë shancet e tyre për Kupën e Botës “Rusi2018”.

Sigurisht kur flitet për grupin G, e gjithë vëmëndja përqendrohet në përballjen Spanjë-Itali, të cilat janë favorite për kualifikimin.

Në mediat spanjolle, Kombëtarja Shqiptare konsiderohet e të njejti niveli si Lihtenshtajni, kundër së cilës Italia dhe Spanja nuk do të kenë aspak probleme, ndërsa sa i përket Izraelit dhe Maqedonisë, gazeta “Marca” i konsideron si skuadra që mund të hapin probleme në fushën e tyre.

“Sa për pjesën tjetër të grupit G, spanjollët dhe italianët nuk do të kenë probleme të mëdhaja kundër ekipeve të tilla si Shqipëria e Lihtenshtanji, edhe pse Izraeli dhe Maqedonia janë ekipe që forcohen zakonisht në stadiumet e tyre”, shkruan Marca.

Në Itali, mediat janë më të kujdesshme kur flasin për Shqipërinë, ndonëse e konsiderojnë të kryer kualifikimin e Spanjës dhe Italisë.

“Italia në grup me Spanjën, më pas Shqipëria dhe Izraeli”, shkruan Gazzeta dello Sport për grupin ku Italia bën pjesë për Botërorin 2018.

Në faqen tjetër sportive italiane “Tuttomercato”, ish-lojtari i Romës dhe kombëtares italiane, Giuseppe Giannini, vlerëson rritjen e Shqipërisë vitet e fundit, por sipas tij Italia dhe Spanja janë favorite absolute.

Lexo edhe:

Botërori 2018/ Shqipëria në “ferr”, përballet me Spanjën dhe Italinë

Gianni de Biasi: Shqipëria ime kundër Italisë në Kupën e Botës

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img