Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria turistike, një nga destinacionet me performancën më të mirë në Europë

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria turistike, një nga destinacionet me performancën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin ku tregon se Shqipëria është përzgjedhur si destinacion me performancën më të mirë në Europë për vitin 2023 a i takon rritjes së fluksit të turistëve.

Kreu i qeverisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka ndarë të dhënat të cilat janë mbledhur nga Barometri i Turizmit në OKB

“Nga ato lajme që ta mbushin zemrën. Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit ka publikuar se Shqipëria ishte destinacioni me performancën më të mirë në Europë për vitin 2023 përsa i takon rritjes së flukseve turistike.

Rezultat shumë domethënës i një përpjekjeje të gjithanshme, i cili shënon nivelin e ri ku është ngjitur Shqipëria në sytë e botës dhe po ashtu tregon drejtësinë e politikave tona zhvillimore në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2023.” - shkruan Rama në postim.

Për vitin që lamë pas në Shqipërinë kanë hyrë 10 milionë turistë, një shifër rekord që ishte përtej parashikimeve të qeverisë.

Ndërkohë, tashmë Shqipëria synon që në 2024 numri i turistëve në vendin tonë të shkojë në 15 mln turistë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese