Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Shqipëria turistike në një tjetër nivel!" Formula 1 e garave botërore të ujit vjen në Pogradec

Shkruar nga Newsbomb
"Shqipëria turistike në një tjetër nivel!" Formula

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se vitin e ardhshëm në Pogradec do të zhvillohet Formula 1 i garave botërore të ujit.

Përmes një postimi në rrjtetet sociale, Rama thotë se në korrik të 2024, 43 skuadra nga e gjithë bota do e kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore.

Kryeministri shton se kjo është pararendëse e Formula 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh.

“MIRËMËNGJES

dhe me FORMULA 1të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë

*43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e  Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese