Shqipëria Turistike bëhet gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani, - ka njoftuar përmes një postimi Kreu i qeverisë, Edi Rama.
Shqipëria turistike dhe atraksionet që ajo ofron tashmë janë kthyer në një ofertë jo vetëm rajonale, por jehona e saj ka prekur edhe vendet europiane dhe më gjerë.
Gjatë 3 ditëve nga data 5 deri më 7 mars, Shipëria do të paraqesë më të mirën e ofertës turistike dhe do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit për ITB BERLIN 2025.
“Shqipëria Turistike bëhet gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani, ku përmes një prezantimi dinjitoz gjatë tre ditëve, nga data 5 deri më 7 mars, do të paraqesë më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit për ITB BERLIN 2025”, - shkruan Rama.