Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shqipëria shpalli “non grata” diplomatin rus, reagon Kremlini: Provokim i qartë, nuk do mbetet pa përgjigje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

00fd5c0514a40a9597fb69a7775a398e

Kremlini zyrtar ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për të shpallur “non grata” diplomatin e lartë rus Alexey Krivosheev.

“Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ndërkohë, Zëvendës Ministri i Jashtëm i Rusisë Aleksandër Grushko, e ka quajtur këtë dëbim një “provokim të qartë”.

“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”, komentoi Grushko për agjencinë vendase të lajmeve RIA.

Lexo edhe: Shqipëria shpall ‘Non Grata’ diplomatin rus: Ke kohë 72 orë për t’u larguar nga vendi

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img