Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria shpallet ekipi më i mirë për t’u përballur me sulmet kibernetike

Shkruar nga Newsbomb

Vetëm pak kohë më parë, Shqipëria pësoi një sulm të fortë kibernetik, ç’ka ngriti alarmin e vendeve aleate të NATO-s pasi besohej se pas tij qendronte Irani. Prej asaj dite, duket se Shqipëria ka rritur ndjeshëm forcat e saj në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për të ngritur një “mur” të padeportueshëm nga sulme të ngjashme.

akshi Pamje nga aktiviteti i AKSHI-t

Prej disa ditësh, Bashkimi Europian organizoi një trajnim dhe stërvitje me ekspertë të njohur europian me ekipet e vendeve të rajonit, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Stërvitja kibernetike 4 ditore, e organizuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike të Estonisë (eGovernance Academy), CybExer Technologies u ndoq nga autoritetet më të larta vendase, e madje nga dy presidentët, Bajram Begaj i Shqipërisë dhe Alar Karis I Sllovenisë.

Në fund të trajnimit, ekspertët europian organizuan një test, duke simuluar një sulm kibernetik për të parë performancën e ekipeve të rajonit në përballje me të. Ekipi shqiptar doli i pari duke treguar aftësi profesionale dhe organizative në përgjigjen ndaj një sulmi të mundshëm kibernetik në përballje me ekipet e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

akshi Pamje nga aktiviteti i AKSHI-t

Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI, znj. Mirlinda Karçanaj, shprehu mirënjohjen për ndihmën e aleatëve perëndimorë dhe vlerësoi ekipin shqiptar. Ajo tha se aftësitë e ekipit shqiptar dhe kapaciteti i Shqipërisë janë rritur pas punës së madhe të kryer nga institucionet.

Karçanaj falenderoi ambasadoren e BE-së në Tiranë, që bëri të mundur organizimin e këtij aktiviteti, partnerët europianë e amerikanë që po e mbështesin Shqipërinë, si dhe lavdëroi punën e AKCESK për vendosjen e standardeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e sigurisë kibernetike, me ndihmën e eGovernance Academy e cila ka dhënë mbështetje në hartimin e kuadrit ligjor si dhe këshillim mbi menaxhimin e sigurisë kibernetike ne sektorin privat.

Ajo nënvizoi se pas sulmit të sofistikuar ndaj Shqipërisë vitin e kaluar i sponsorizuar nga një shtet jo dashamirës ndaj vendit tonë, këto simulime janë të rëndësishme për rritjen e aftësive të ekspertëve tanë.

akshi Pamje nga aktiviteti i AKSHI-t

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll